Filantropi i njohur George Soros akuzohet pothuajse në çdo dalje nga ish-kryeministri Sali Berisha, si një person që ka ndikuar në vendimin për shpalljen e tij "person i padëshiruar" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një foto e publikuar në media, nga një gazetë e viteve më parë kur PD sapo kishte marrë pushtetin, tregon se Sali Berisha ka pasur marrëdhënie të mira filantropin dhe e falenderon për 120 tonë letër që ai ka dërguar në Shqipëri.
"Nuk ka dyshim se kjo ndihmesë, ishte një çelës për fitoren madhështore demokratike në zgjedhjet tona të fundit", thuhet ndër të tjera në letrën që Sali Berisha i ka dërguar George Soros si President i Shqipërisë.
Sondazh
Poll
