Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

Ish-ministri fans i Kristit, bën thirrje: Votojeni, unë jam krenar për mençurinë e tij! Llakatundi ka nxjerrë gjithmonë talente

Shkruar nga Newsbomb
Ish-ministri fans i Kristit, bën thirrje: Votojeni, unë jam krenar
Ilustrim: Arben Malaj - Kristi Lamaj

Ish-ministri socialist Arben Malaj tregon se është mbështetës i këngëtarit të muzikës popullore, Kristi Lamaj, në "Big Brother VIP". Ai tregon se Kristi është nga zona e Llakatundit dhe Malaj ka pasur njohje me familjarët e tij.

Sipas ish-ministrit, zona e Llakatundit në Vlorë ka nxjerrë gjithmonë talente në nivel kombëtar, që nga Aurela Gaçe, te Gjinovefa Rredhi e Lefter Simoni.

"Grupi i këngës labe në Llakatund, i drejtuar nga Fatmir Hoxha, është një risi e bukur dhe premtuese për polifoninë labe. Mirënjohje të gjithë atyre që promovojnë Llakatundin dhe vlerat e tij", shkruan Arben Malaj, duke bërë thirre që në Big Brother" të votohet për Kristin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese