Deputeti Petrit Vasili i është drejtuar më një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ku kërkon informacion në lidhje me Autoritetit të Dosjeve, ku u tha se ishte emri i Ilir Metës si ish-sigurims.
Vasili kërkon që t’i vihet në dispozicion informacioni që ka marrë Nikolla, të cilin vetë ajo dje më mjë deklaratë për media e ka quajtur “tronditës”.
“Duke qenë se, tronditja juaj e madhe në një ditë të nxehtë vere, qe lindi pas një letre anonime ju shkaktoi nje shqetësim kaq të madh, ju kerkoj sërish të na vini në dispozicion këtë informacion, pasi ju kujtoj se lidhur me te drejten per informim nuk ka asnjë të privilegjuar në Kuvendin e Shqiperise ku një Kryetar Kuvendi e ca kryetar grupesh paskan te drejten te informohen, ndersa deputetëve u mohohet kjo e drejte legjitime dhe fondamentale” shkruan ai.
Letra e plotë e Vasilit:
Ju keni dalë dje publikisht dhe informuat publikun se ishit shumë e tronditur nga një letër, bazuar mbi email anonim, që ju paskesh dërguar Autoriteti i Dosjeve. Gjithashtu ju, 1 deklaruat publikut se keni thirrur me urgjence dhe keni informuar Kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe Kryetarët e Komisioneve të Ligjeve dhe të Sigurisē.
Kërkoj nga ju qe te me informoni lidhur me këtë letër, që ju tronditi kaq shumë e që siç mësojmë nga mediat është thjesht bazuar mbi nje fare e-mail-i anonim.
Keqpërdorimi dhe shpërdorimi skandaloz i Kuvendit të Shqipërisë duke e vendosur ate në funksion të skenarëve të neveritshëm politikë, të ndërtuar me regji të qeverisë e për qëllimet e saj, e me skenare te ngjashem me ata te Sigurimit të Shtetit të dikurshëm dhe të bazuar mbi letra anonime e të tjera perversitete antilig e antishtet, ju ngarkon me përgjegjësi teper të rëndë.
Eshte fakt qe Ju nuk u tronditet aspak dhe as nuk informuat fare deputetet, kur Kuvendi i Shqiperise, qe ju drejtoni, fallsifikoi dhe manipuloi haptas dhe ne menyre skandaloze dokumentet, qe i dergoi Gjykates Kushtetuese ne rastin e kerkeses per shkarkim te Presidentit Z.Ilir META, me qellim manipulimin dhe mashtrimin e Gjykates dhe duke keqperdorur Kuvendin e Shqiperise per kete qellim ulet, e per te cilin Kuvendi eshte i paditur ne SPAK si kurre ndonje here me pare ne historine e tij.
Detyrimi për informim nga ana juaj është një detyrim i pakapërcyeshëm sepse Kuvendi i Shqipërisë as ka qenë dhe as do të jetë pronë e Kryetarit të Kuvendit, por është institucioni themelor nga buron Republika jonë Parlamentare dhe ku ekzistenca e ketij Kuvendi janë vetem tërësia e njeqind e dyzet deputetëve te barabarte e të zgjedhur me votën e popullit.
Dua t'ju kujtoj që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo edhe publikisht u jam drejtuar mjaft herë edhe me pare për bllokimin skandaloz të projektligjeve tepër të rëndësishëm deri dhe atyre, që reflektojnë vendime të Gjykatës Kushtetuese, por ju as nuk jeni tronditur dhe as nuk keni lëvizur gishtin për të bërë dhe atë pak detyrë administrative, qe keni.
Duke qenë se, tronditja juaj e madhe në një ditë të nxehtë vere, qe lindi pas një letré anonime ju shkaktoi nje shqetësim kaq të madh, ju kerkoj sërish të na vini në dispozicion kétë informacion, pasi ju kujtoj se lidhur me te drejten per informim nuk ka asnjë të privilegjuar në Kuvendin e Shqiperise ku një Kryetar Kuvendi e ca kryetar grupesh paskan te drejten te informohen, ndersa deputetëve u mohohet kjo e drejte legjitime dhe fondamentale.

