Sipas Bankës së Shqipërisë kërkesa për kredi për shtëpi ka rënë ndjeshëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti dhe shkak për këtë është bërë vonesa e zbatimit të ligjit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.
Banka e Shqipërisë ka deklaruar se kërkesa më e ulët për kredi në financimin e blerjes së banesave u nxit nga vonesat e krijuara vonesa e zbatimit të ligjit për rivlerësimin.
“Bankat raportuan se kërkesa më e ulët për kredi në financimin e blerjes së banesave u nxit nga vonesat e krijuara në miratimin e udhëzimeve që duhet të shoqëronin Ligjin për Vlerësimin e Pasurive të 10 Paluajtshme dhe nga kufizimet rregullatore në fuqi prej korrikut 2025. Në krah të kundërt me to veproi perceptimi i bankave mbi situatën aktuale e atë të pritur në tregun e banesave. Faktorët e tjerë patën ndikime minimale”, deklaroi Banka e Shqipërisë.
Bankat nuk kanë ndryshuar politikat e tyre, por kërkesa për kredi nga bizneset është rritur, sidomos nga bizneset e mëdha që duan të financojnë aktivitetin e tyre.
“Lehtësimi i standardeve të kreditimit u mundësua nga konkurrenca në sistem bankar dhe toleranca më e lartë e bankave kundrejt marrjes përsipër të rrezikut. Faktorët e tjerë u raportuan thuajse të pandryshuar”, deklaroi BSH.
Për kredi të vogla për konsum (p.sh. për blerje personale, shpenzime të përditshme), bankat i kanë lehtësuar kushtet. Ka më shumë konkurrencë mes bankave dhe ato janë më të gatshme të marrin përsipër rrezik, ndaj njerëzit po marrin më shumë kredi për konsum.
