Hapësire reklamuese

Ekonomi

“Albanian Files”: 4 çështjet e debatueshme

Shkruar nga Newsbomb
“Albanian Files”: 4 çështjet e debatueshme
Foto ilustruese

Nga Ola Xama

Kaotizmin e Shqipërisë e përshkruan më së miri Tirana. Në qytetin që shitet si kozmopolit dhe një qendër e arkitekturës ndërkombëtare, ku janë thyer barrierat e ndasive fetare dhe që qëndron mikpritës ndaj të huajve, shkelen më të dyja këmbët të drejtat e qytetarëve lokalë.

Qytetit i mungon furnizimi i përhershëm me ujë, ujrat e zeza rrjedhin në lumin që kalon mespërmes tij, pemët zëvendësohen nga betoni me ritëm më të lartë se numri i banorëve, asnjë projekt ndërtimi nuk konsultohet me ta dhe autoritetet që japin leje, mbivendosin kate mbi rregullat që kanë miratuar vetë.

Që të marrësh leje ndërtimi do të duhet të kesh lidhje me pushtetin, ndërsa që të marrësh leje ndërtimi për kullë, vendin, numrin e kateve, vlerën e projektit, duhet ta miratojë vetë kryeministri si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ndërsa dizajni duhet të ketë firmën e një studioje ndërkombëtare – rregull ky i pashkruar në asnjë akt ligjor, por që zbatohet më me përpikmëri dhe se ato të shkruara për çdo investitor!

Tirana është kthyer në një qytet me urbanizim të rrëmujshëm, ku përveç trafikut që rëndohet gjithnjë e më shumë dhe çon në kolaps transportin ditëve me shi, mungon struktura komunitare e shërbimeve sociale në lagje të reja, e në ato të vjetrat qendrat e shërbimeve publike nuk mjaftojnë.

Mbizotërimin e estetikës së të huajve në shumicën e projekteve që janë bërë vitet e fundit dhe lidhjen e asaj me vizionin e njeriut që drejton vendin, nuk do të kishte se si ta shpejgonte më mirë libri i botuar së fundi: Albanian Files.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 59-të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Korrik dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese