Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

Shqiptarët nuk “pyesin” për rritjen e çmimit të naftës, në mars konsuamuan më shumë karburant sesa në të njëjtin muaj të 2025

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarët nuk “pyesin” për rritjen e çmimit
Foto ilustruese

Në vendin tonë, rritja e çmimit të naftës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, është kthyer në temën e ditës. Që nga fillimi i luftës në 28 shkurt, çmimi i naftës është rritur me 40 deri në 50 lekë.

Por duket se shqiptarët nuk pyesin për krizën. Nga shifrat e Publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në muajin mars 20 janë importuar 56 mijë e 903 tonë karburant. Ndërsa bëhet me dije se kjo është sasia më e madhe e importit të karburantit e regjistruar ndonjëherë në muajin mars.

Edhe pse dhe pse çmimi i naftës shkon 215 lekë për litër, nga 176 që ishte para luftës, duke shënuar rritje me thuajse 40 lekë, gjatë marsit konsumi u shtua me gati 2 mijë tonë më shumë se i njëjti muaj të vitit të kaluar.

IMPORTI I KARBURANTIT NË MARS (në ton):
Viti 2025      54.883

Viti 2026      56.903

Ndërsa sa i përket, periudhës tre mujorshe janar-mars janë importuar në total 162 mijë tonë nga 165 mijë tonë vjet në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Kujtojmë që ditën e sotme, Bordi i Transparencës njoftoi çmimet e reja të hidrokarbureve. Edhe pse në tregjet ndërkombëtare vlera e hidrokarbureve po ulet ndjeshëm, Bordi vendosi që të rrisë me 6 lekë naftën dhe 3 lekë benzinën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese