Hapësire reklamuese

Ekonomi

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?” Ministri Ferit Hoxha REAGON për mesazhin që trazoi rrjetin: Kjo çështje është sqaruar, qëndrimet nuk komunikohen me SMS por…

Shkruar nga Newsbomb
“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë
Ferit Hoxha -mesazhi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas mesazheve përmes së cilave ai u është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së veriut “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”, në një komunikim në një grup.

Sipas Hoxhës qëndrimet mbi politikën e jashtme nuk komunikohen me mesazhe në Ëhatsapp, por përmes kanaleve zyrtare dhe transparente. “Kushdo që dëshiron të njihet me pozicionet dhe qëndrimet që kam mbajtur gjatë karrierës sime diplomatike, në qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare për interesat tona kombëtare, e ka shumë të lehtë ta bëjë këtë, pasi gjithçka është publike dhe e dokumentuar” ka deklaruar Ferit Hoxha për Top Channel.

Ferit Hoxha: “Kjo çështje është sqaruar tashmë nga ana e MEPJ përmes një reagimi publik dhe nuk kam asgjë për të shtuar.  Qëndrimet tona mbi politikën e jashtme nuk komunikohen as me SMS dhe as me ËhatsApp. Ato bëhen përmes kanaleve zyrtare dhe transparente, të njohura për publikun dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, dhe vetëm këto qëndrime prodhojnë efekt.

Kushdo që dëshiron të njihet me pozicionet dhe qëndrimet që kam mbajtur gjatë karrierës sime diplomatike, në qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare për interesat tona kombëtare, e ka shumë të lehtë ta bëjë këtë, pasi gjithçka është publike dhe e dokumentuar. Bëhet fjalë për 35 vite kontribut të pandërprerë në shërbim të së mirës së përbashkët dhe të interesit kombëtar”

Kujtojmë se mesazhi e ministrit, i cili më pas u fshinë dhe ai doli nga grupi në fjalë, nxitën një “lumë” reagimesh në politikën vendase por edhe të të rajonit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese