Hapësire reklamuese

Ekonomi

Monedha më e falsifikuar në vitin 2025, 50-lekëshi! Banka e Shqipërisë nxjerr raportin

Shkruar nga Newsbomb
Monedha më e falsifikuar në vitin 2025, 50-lekëshi! Banka e
foto ilustruese

Banka e Shqipërisë ka nxjerrë së fundmi një raport, i cili tregon se në vitin 2025 u sekuestruan 107 kartëmonedha të falsifikuara dhe 119 monedha metalike false, 50-lekëshi ishte e vetmja monedhë e evidentuar si e falsifikuar, ndërsa pjesën më të madhe të kartëmonedhave të falsifikuara e përbëjnë prerjet 5,000 lekë, të ndjekura nga prerjet 2,000 lekë dhe 1,000 lekë.

Vitin e shkuar në ekonominë shqiptare qarkulluan rreth 504 miliardë lekë, ndërsa niveli i falsifikimit ra në nivelin historik, me 0.64 false për 1 milion copë. Gjithashtu në qarkullim ishin rreth 178 milionë kartëmonedha, me vlerë afro 496 miliardë lekë. 

Në raportin e Bankës së Shqipërisë thuhet se falsifikimet që u identifikuan gjatë vitit 2025 janë riprodhime të thjeshta, ndërhyrje artizanale apo të realizuara me pajisje digjitale komerciale, me qëllim imitimin e elementeve të dukshme të sigurisë.

Efektiviteti i teknologjisë mbrojtëse të përdorur ka bërë që rastet të identifikohen lehtësisht.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese