Sipas Regional Cooperation Council vetëm 51% e grave janë të punësuara në Ballkanin Perëndimor, një përqindje shumë e ulët në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian.
Edhe pse vitet e fundit është shënuar një rritje, gratë vijojnë të përballen vështirësi në hyrje, qëndrim dhe përparim në tregun e punës.
Sipas Ratka Babić, udhëheqëse e projektit Employment and Social Affairs Platform në RCC, edhe gratë e arsimuara dhe ato në karrierë po përballen me barriera strukturore që e pengojnë atë të jenë pjesëmarrëse aktive në ekonominë e vendit.
Ajo tha se duhen ligje të forta, masa praktike dhe politika aktive të tregut që të mbyllet hendeku gjinor në punësim.
Sipas të njëjtit publikim, 70% e burrave janë të punësuar në rajon, çka do të thotë një diferencë prej 20%.
Sfida më e vështirë është për gratë e reja, të cilat e kanë më të vështirë të përfshihen në tregun e punës. Sipas të dhënave, vetëm 18% e tyre janë të punësuara ndërsa 28% janë jashtë tregut të punës.
Një tjetër shqetësim që i shtohet kësaj problematike është edhe pagesa më e ulët se ajo e meshkujve. Gratë në Ballkanin Perëndimor punojnë me paga të ulëta në sektorin informal ose me kohë të pjesshme.
