Hapësire reklamuese

Ekonomi

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojnë

Shkruar nga Newsbomb
Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës,
Foto ilustruese

Bordi i Transparencës, këtë të mërkurë  ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, teksa ka pasur një rritje të çmimeve të naftës dhe të benzinës.

Bordi bën me dije se Nafta do të tregtohet me 201 lekë/litër, 4 lekë më shumë se është aktualisht.

Po ashtu me 5 lekë është rritur edhe çmimi i benzinës, ku tashmë një litër do të kushtojë çmimi është 187 lekë/litri nga 182 që ishte. Ndërkohë nuk ka ndryshuar çmimi i gazit.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë sot në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Bordi i Transparencës në datë 13 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese