Hapësire reklamuese

Ekonomi

Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojnë

Shkruar nga Newsbomb
Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës,
Foto ilustruese

Bordi i Transparencës është mbledhur këtë të mërkurë dhe ka rritur me 5 lekë çmimin e naftës, teksa tashmë një litër do të kushtojë 202 lekë, nga 197 që është aktualisht.

Po ashtu me 4 lekë është rritur edhe çmimi i benzinës, ku një litër do të kushtojë 176 lekë nga 172 që ishte. Ndërsa çmimi i gazit nuk ndryshon.

Bordi në njoftimin e tij thekson se vendimi do të hyjë në fuqi duke filluar nga ora 12:30 e ditës të sotme.

Po ashtu nënvizohet se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 22 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 176 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 ora  12.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese