30-vjeçari tenton të vetëvritet duke u hedhur nga ura në institut. Foto JOQNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tiranës, zonën e Institutit.
Sipas njoftimit të policisë, një 30-vjeçar me iniciale P. S., është vetë hedhur nga Ura e Institutit.
I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka thyer këmbët gjatë hedhjes nga ura dhe më pas është transportuar për në spital.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 23.12.2020, rreth orës 12:30; dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit, shtetasi P.S., 30 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh
Poll
