Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhoma e Përmbaruesve në Asamble: Stop abuzimeve me mikrokreditë!

Shkruar nga Newsbomb
Dhoma e Përmbaruesve në Asamble: Stop abuzimeve me mikrokreditë!

Ditën e djeshme është zhvilluar Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.

Përfaqësues të Dhomës së Përmbaruesve janë shprehur se shëërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Privat në Shqipëri është në rrezik.

Ata janë shprehur se imazhi publik i përmbaruesit privat është goditur rëndë, nga disa individë me licencë përmbaruesi. Dhoma e Përmbaruesve është shprehur se i ka denoncuar publikisht ata që bashkë me kompanitë mikrofinanciare kanë mashtruar mijëra qytetarë, me sekuestrime, ankande dhe procedura fiktive përmbarimi

Deklarata e plotë:

Sot, më datë 21.12.2023, Ne, Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, që jemi organi më i lartë i përfaqësimit dhe vendimmarrjes së kësaj organizate juridike, vendosëm të mbajmë këtë qëndrim publik: Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Privat në Shqipëri është në rrezik. I rrezikuar si profesion. I goditur si imazh publik.

I anatemuar tek organet drejtuese të tij. Profesioni ynë është goditur rëndë nga mosfunksionimi i hallkave shtetërore, në tërësi, ku spikat vitet e fundit, pavëmendja qeveritare ndaj incentivave ekonomike të këtij shërbimi juridik dhe mosfunksionimi konform kërkesave ligjore i disa enteve shtetërore. Mungesa e eficiencës së gjykatave në erën e sistemit të ri të drejtësisë është një tjetër rrezik që e kanos këtë profesion çdo ditë dhe më tepër.

Imazhi publik i përmbaruesit privat është goditur rëndë, nga disa individë me licencë përmbaruesi, që i refuzojmë të jenë pjesë e jona. Ne i kemi denoncuar publikisht ata që, bashkë me kompanitë mikrofinanciare guxuan të mashtrojnë mijëra qytetarë, me sekuestrime, ankande dhe procedura fiktive përmbarimi

Ne, kërkojmë nga organet e drejtësisë të vendosin forcën e ligjit, mbi këta “përmbarues” që përdhosën profesionin dhe dhunuan qytetarët në emër të tij. Ne i dënojmë ata, njësoj si bashkëpunëtorët e tyre, jashtë shërbimit përmbarimor, të angazhuar së fundmi në përpjekje të vazhdueshme për të anatemuar imazhin përfaqësues të Dhomës.

Ne, Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, nuk do të lejojmë asnjë individ, me apo pa licencë përmbaruesi; asnjë entitet brenda apo jashtë shërbimit përmbarimor, të diskutojë ose vërë në dyshim vullnetin tonë, për të zgjedhur përfaqësuesit tanë. Kryetari aktual i Dhomës, ashtu si gjithë organet drejtuese, është zgjedhur në një proces votimi të lirë dhe përfaqëson vullnetin absolut të shumicës së Asamblesë së Përgjithshme, përpara pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, në interes të trupës së përmbaruesve gjyqësorë privatë.

Çdo përpjekje për të cenuar imazhin dhe veprimtarinë e Kryetarit të Dhomës, i cili ka përfaqësuar në çdo kohë dhe më së miri interesat legjitime të anëtarësisë, në përputhje me ligjin dhe me tagrat e përfaqësimit të përcaktuara në Statut, konsiderohet cenim i imazhit dhe veprimtarisë së gjithë Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. Inkurajojmë institucionet dhe opinionin publik ta shohin përmbaruesin gjyqësor privat si aleatin e tyre, në misionin e vështirë të rifitimit të terrenit të humbur të Drejtësisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese