Hapësire reklamuese

Bota

Rishi Sunak humb zgjedhjet në Britani, Laburistët kthehen në qeveri pas 14 vitesh

Shkruar nga Newsbomb
Rishi Sunak humb zgjedhjet në Britani, Laburistët kthehen në
Sir Keir Starmer

Laburistët e Sir Keir Starmer kanë fituar zgjedhjet në Britaninë e Madhe duke bërë kështu që ata të kthehen në qeveri pas 14 vitesh.

Ata kanë arritur që të sigurojnë 410 nga 650 vendet në parlament, duke përmbysur në mënyrë dramatike balancën numerike të politikës së vendosur pesë vjet më parë, kur Laburistët fituan pak vende në parlament.

Kryeministri në largim Rishi Sunak ka pranuar humbjen, teksa ka uruar Sir Keir Starmer, kryeministrin e ardhshëm për fitoren.

“Laburistët fituan këto zgjedhje të përgjithshme dhe unë thirra Sir Keir Starmer për ta uruar për fitoren e tij”, tha ai.

Zgjedhjet për liderët konservatorë dhe kabinetin u dëshmuan gjithashtu si një fatkeqësi pasi tetë ministra kanë humbur tashmë vendet e tyre në parlament.

Po ashtu një mori konservatorësh të profilit të lartë kanë humbur vendet e tyre në Kuvend duke përfshirë Penny Mordaunt, Grant Shapps dhe Jacob Rees-Mogg.

Udhëheqësi laburist Keir Starmer, u shprehu mirënjohje të gjithë atyre që punuan dhe votuan për partinë e tij.

Lideri laburist Keir Starmer mbërriti në një nga qendrat më të mëdha të votimit në Londër herët në mëngjes nga ku u shpreh se është gati për të nisur ndryshimin në vend.

“Sonte votuesit kanë folur dhe janë gati për ndryshim. Gjithçka fillon me ju. Ndryshimi fillon në këtë komunitet. Ju votuat dhe është koha që ne të veprojmë”, tha ai.

Laburistët arrijnë fitoren historike duke u rikthyer në pushtet pas 14 vjetësh qeverish konservatore. Fitorja e laburistit Starmer është më e madhe se ai i Tony Blair, në vitin 1997.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese