Kryeministri izraelit Netanyahu, në një konferencë për shtyp lidhur me sulmet e zhvilluara sot nga Izraeli dhe SHBA kundër Iranit, deklaroi se ka shumë shenja që tregojnë se Khamenei nuk është gjallë.
Benjamin Netanyahu iu drejtua popullit iranian me një thirrje, duke u kërkuar të mos e humbasin këtë mundësi që vjen vetëm një herë në një brez, të dalin në rrugë dhe të rrëzojnë regjimin vrasës.
“Mos e humbisni këtë mundësi. Është një mundësi që vjen vetëm një herë në një brez. Dilni në rrugë. Rrëzoni regjimin tuaj vrasës. Ne jemi me ju. Plani i Khameneit për të shkatërruar Izraelin nuk ekziston më. Ka indikacione në rritje se vetë Khamenei nuk është më këtu,” u shpreh Netanyahu.
Ai shtoi se kjo luftë nuk mbaron këtu, duke u zotuar se Izraeli do të sulmojë ditët në vijim Teheranin me mijëra objektiva.
