Është konfirmuar ditën e sotme vrasja e ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad i cili u vra nga një sulm ajror që goditi vendin.
Mahmoud Ahmadinejad ishte presidenti i Iranit nga viti 2005 deri në vitin 2013.
Mediat vendase raportojnë se Ahmadinejad është vrarë ditën e djeshme gjatë operacionit amerikano-izraelit në shtëpinë e tij në zonën Narmak në verilindje të Teheranit.
Sipas mediave iraniane pro-qeveritare, mendohet se sulmi izraelit i mori jetën dhe truprojave të tij.
Ditën e sotme Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se kryen një valë të re sulmesh ajrore në kryeqytetin iranian, Teheran, duke pretenduar se kanë shkatërruar rreth gjysmën e rezervave të raketave të Iranit.
Në lidhje me këtë situatë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se operacionet do të vijojnë dhe do të zgjerohen.
“Do të godasim mijëra objektiva të regjimit terrorist”, theksoi Netanyahu.

