Pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit, Lindja e Mesme është përfshirë nga një kaos total. Pas Katarit, shpërthime u dëgjuan pak kohë më parë në Bahrein, Kuvajt dhe Abu Dhabi, mes tensioneve në rritje rajonale.
Ministria e Brendshme e Bahreinit njoftoi aktivizimin e sirenave paralajmëruese , duke paralajmëruar për një shënjestër të mundshme të bazave ushtarake amerikane nga ana e Iranit.
Sipas mediave të Bahreinit, qendra e shërbimit të Flotës së Pestë të SHBA-së u shënjestrua nga një sulm me raketa.
Autoritetet e aviacionit civil të Kuvajtit njoftuan gjithashtu mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore të Kuvajtit për të gjithë trafikun e avionëve dhe pasagjerëve.
Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan një mbyllje të përkohshme dhe të pjesshme të hapësirës së tyre ajrore si një masë paraprake e jashtëzakonshme.

