Bashkimi Evropian në një deklaratë zyrtare të dhënë mbrëmjen e së dielës i ka quajtur të pafalshme dhe të papranueshme sulmet intensive të kryera dy ditët e fundit duke kërkuar që Irani të përmbahet pasi po shkel sovranitetin dhe të numri të lartë vendesh në rajon.
“Ne bëjmë thirrje për përmbajtje maksimale, mbrojtje të civilëve dhe respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Lindja e Mesme rrezikon të humbasë shumë nga çdo luftë e zgjatur. Sulmet e Iranit dhe shkelja e sovranitetit të një numri vendesh në rajon janë të pafalshme. Irani duhet të përmbahet nga sulmet ushtarake pa dallim. Ne shprehim solidaritetin tonë me partnerët në rajon që janë sulmuar ose prekur. Ne përsërisim angazhimin tonë për stabilitetin rajonal dhe për mbrojtjen e jetës së civilëve.”- thuhet në deklaratë.
Gjithashtu Bashkimi Evropian tha se shtetet anëtare të saj po ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar sigurinë e qytetarëve të BE-së në rajon, duke përfshirë aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së nëse është e nevojshme.
Në fund BE-ja ka shprehur solidaritetin e saj me popullin iranian dhe mbështet aspiratat e tyre për një të ardhme ku të drejtat e njeriut respektohen plotësisht

