Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Arab me nënshtetësi gjermane, kush është autori i sulmit që mori përpara njerëzit në Mainnheim (EMRI+FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Arab me nënshtetësi gjermane, kush është autori i sulmit
Mjetet e identifikimt të autorit

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të sulmit që ndodhi ditën e sotme në qytetin Mainnheim të Gjermanisë.

Sipas mediave gjermane, dyshohet se shtetasi arab i quajtur Ayman Hajj Ali, rezulton me nënshtetësi gjermane pasi ka dokumenta. Gjithashtu, është zbuluar dhe makina më të cilën u krye krimi, ndërsa sipas fotos shihet se është e dëmtuar në pjesën e parme të saj.

Incidenti ndodhi rreth orës 12:15 me orën lokale, teksa një Ford i zi u fut në mes të një turme njerëzish të cilët festonin karnavalet, duke lënë të vdekur të paktën 2 persona.

Autoritetet gjermane kanë arritur të arrestojnë autorin e masakrës, një 34-vjeçar, ndërsa ende nuk janë të qarta arsyet e këtij akti ekstrem si dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Qytetet gjermane kanë parë disa sulme të dhunshme kohët e fundit, duke përfshirë sulme me thikë dhe sulme me makina.

Muajin e kaluar, një burrë futi një makinë në një demonstrim sindikal në qytetin jugor të Mynihut, duke vrarë një vajzë dyvjeçare dhe nënën e saj.

Në dhjetor, një sulm me makinë goditi një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Magdeburgut, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur qindra.

Arab me nënshtetësi gjermane, kush është autori i sulmit
Makina që kreu sulmin

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese