Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarri në pallatin pranë QSUT, dyshohet për banorë të bllokuar brenda! Dëmtohet edhe një zjarrfikës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri në pallatin pranë QSUT, dyshohet për banorë të
Zjarri

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ku një pallat përballë QSUT-së në zonën e “5 majit”, është përfshirë nga flakët.

Raportohet se disa banorë kanë mbetur të bllokuar brenda pallatit që është përfshirë nga flakët, të cilët nuk kanë mundur që të dalin në kohë.

Po ashtu zjarrfikësit, kanë shpëtuar më parë një të moshuar duke e larguar nga apartamenti që ishte përfshirë nga flakët.

Po ashtu bëhet me dije se edhe një zjarrfikës ka mbetur i lënduar dhe është transportuar për në spital.Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet.

Në vendngjarje ka një numër të konsiderueshëm të forcave zjarrfikëse, efektivë të Policisë së SHtetit që po ndihmojnë dhe po menaxhojnë situatën, ekipe të urgjencës mjekësore dhe pak më parë kanë mbërritur dhe efektivë të Ushtrisë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese