Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zhvatën shqiptarët përmes skemës mashtruese të mikrokredive, Prokuroria e Tiranës kërkon masat e sigurisë për 9 zyrtarët

Shkruar nga Newsbomb
Zhvatën shqiptarët përmes skemës mashtruese të
MCA

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masat e sigurimit “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” për administratorët e subjekteve financiare dhe përmbaruesve, të cilët akuzohen se kanë mashtruar shqiptarët përmes skemave korruptive të mikrokredive.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se subjektet Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH kanë marrë nga banka “ProCredit”,  3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA. Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera.

Kjo skemë është përdoruar tek kredimarrës të ndryshëm, të cilët rezultojnë të jenë viktima të vjedhjes së pasurisë së tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.

Nga ana tjetër, këto institucione financiare aplikonin një kamatë vonesë prej 2% + 8% për çdo vit dhe sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘Micro Credit Albania’ Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Ndërsa totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% në vit është në shumën 258,687,709.07 leke.

Nga hetimet janë evidentuar dhe raste konkrete ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi.

Prokuroria arriti të vërtetojë nga aktet e administruara dhe provojë me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta se përmbaruesit A.M., A.K., dhe A.T. kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” .

Po kështu u provua se shtetasja K.S., në cilësinë e përmbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “Vjedhjes”

Ndërsa shtetasit A.D., A.G. dhe E.M., në cilësinë e administratorëve të shoqërive përmbarimore Star-FS dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal. Po kështu edhe shtetasja E.I., administratore e MCA, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “vjedhjes”.

1 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin A.D.;

2 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin A.G.;

3 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin E.M.;

4 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen K.S.;

5 - Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për E.I.;

6 – Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen J.D.;

7 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin A.M.;

8 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për shtetasin A.K.;

9 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen A.T.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed