Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Yllli Manjani e ka me Shoqatën e Gjyqtarëve: Hey bre, kur u mblodhën në 9.30? Janë shqetësuar nga Rama, nuk thanë asnjë fjalë kur u përgjua një gjyqtar!

Shkruar nga Newsbomb
Yllli Manjani e ka me Shoqatën e Gjyqtarëve: Hey bre, kur u
Ylli Manjani

Një reagim që në orët e para të mëngjesit i shoqatës kombëtare të gjyqtarëve firmosur nga kryetari Engert Pëllumbi ku i kërkohet kryeministrit Edi Rama të mos ndërhyjë dhe të mos i bëjë presion sistemit të drejtësisë, ka ardhur reagimi i ish-ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani.

“Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit”, shkruhet në deklaratën e gjyqtarëve.

Masa erozive është përdorur në mënyrë metaforike në deklaratën e gjyqtarëve. Masat erozive përdoren më së shumti në tekstet e gjeografisë për të treguar procesin e erozionit nga agjentë natyrorë.

Gjyqtari Pëllumbi e ka përdorur në rastin konkret për të treguar nëpërmjet deklaratës së kryeministri synon të ndërmarrë masa mbrojtëse dhe ndërhyrje, sipas deklaratës.

Ylli Manjani duke vënë në diskutim këtë mbledhje në orët e para të mëngjesit shkruan se gjithë sistemi politik u ngrit në këmbë kundër gjykatave, por asnjë shoqatë ‘nuk pipëtiu’.

“Kur u përgjua haptazi për intimidim të gjykatës kushtetuese nga një prokuror i SPAK s’kishte ndërhyrje hiç, ndaj dhe shoqata nuk reagoi” ironizon Manjani.

Mëngjesin e kësaj të marte. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë doli me një deklaratë lidhur me komunikimet e fundit publike të kryeministrit Edi Rama për pezullimin e numrit dy të qeverisë së tij, zv.kryeministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas tyre qëndrime të tilla publike mund të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe “mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit.”

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Heu, qenka mbledh shoqata e gjyqtarëve që në sabah sot.

Kur u mblodhën mor aman?! Ora 9:30. Kur u mblodhën? Ç'thanë? Cila ishte axhenda? Kush e thirri?!

Po këto gjyqtarët që shqyrtojnë çështjen "Balluku" janë anëtarë?! Ç'mendojnë ata?!

Shumë herët për tou përgjigjur këtyre pyetjeve.

Nejse, po kur u ngrit i gjithë sistemi politik në këmbë kundër gjykatësve, asnjëra nga këto shoqata nuk pipëtinë.  As kur u bënë ligjet e vettingut absurd si dhe, të përgjimit të jetës private nga prokurorët, hiç reagim.

Le pastaj kur i degjeneronin në media gjykatësit... Hiç, po hiç fare.

Kur u përgjuan haptazi për intimidim gjykatës të Gjykatës Kushtetuese nga një prokuror i SPAK skishte ndërhyrje hiç, ndaj dhe kjo shoqata nuk reagoi.

Shoqata nuk reagon as kur prokurorët vijnë me duar në xhepa në gjyq dhe gjykatësit kanë frikë të japin drejtësi.

Asnjë reagim të nxitur mga gjykatës që intimidohen nga prokurorë!!!

Ngaqë janë të pavarur prandaj...

Madje janë të pavarur edhe nga drejtësia e ligji.  Asnjë reagim i shoqatës për çështje të keqfunksionimin të drejtësisë, të numrit të madh të çështjeve në gjykim, të ligjeve gropa-gropa që marrin në qafë njerëz. Hiç, asnjë!

Edhe për gjykatësin e vrarë mezi reaguan se nuk mblidheshin dot, siç u mblodhën sot në sabah...

Pfffff. 

Tani, Kryeministri ndoshta nuk bën mirë që flet në media, por pyetja ime për shoqatën është:

Kush ndikon/intimidon gjykatësin sot, dikush që bën gam gam në media, apo ai që i përgjon edhe zorrët e barkut deri te kushërinjtë e tretë?!

Cila "palë" është më e rrezikshme ajo që flet se ska takat të të bëjë gjë, apo ajo që hesht e të bën gjëmën?!

Njësoj vlen llogjika, ndonëse më ulëritëse duhet të ishte fjala, edhe për shefin e opozitës i cili nuk flet, por fyen e shpif kundër gjykatësve.

Kush bën dëm, ai që flet apo ai që vepron?!

Ja këto pyetje kisha. Pak herët, por i detyruar nga reagimi i shoqatës në sabah.

*DEKLARATA E SHOQATËS KOMBËTARE TË GJYQTARËVE

Yllli Manjani e ka me Shoqatën e Gjyqtarëve: Hey bre, kur u
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese