Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Eglant Koçit! Zbërthehen kompjuterët e Armand Shakajt, ja çfarë u gjet në to

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Eglant Koçit! Zbërthehen kompjuterët e Armand Shakajt,
Ilustrim: Vendi i rrëmbimit, autori Armand Shakaj dhe i riu Eglant Koçi

Kompjuterët e sekuestruar nga policia në zyrat e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave.

Këto zbulime kanë forcuar edhe më shumë dyshimet e hetuesve se vrasja e Eglant Koçit, mikut të Shakajt, mund të ketë ndodhur për motive financiare të lidhura me aktivitetin.

Sipas informacioneve paraprake, pajisjet elektronike janë zbërthyer në Laboratorin Kriminalistik, ku janë gjetur prova që pritet t’i japin një tjetër drejtim hetimeve dhe të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Bazuar në këto gjetje, grupi hetimor pritet të ndryshojë edhe akuzën nga "vrasje me dashje", për të cilën po hetohet aktualisht, në një vepër penale më të rëndë.

Armand Shakaj akuzohet se vrau shokun e tij, Eglant Koçi, dhe më pas hodhi trupin e pajetë në një humnerë në zonën e Elbasanit. Trupi i viktimës u gjet pas dy javësh në gjendje dekompozimi, ndërsa ekspertiza zbuloi se ai ishte qëlluar me një plumb në kokë. Ndërkohë, Armand Shakaj vijon të jetë ende në arrati.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese