Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërndante kanabis në Durrës, arrestohet 21-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Shpërndante kanabis në Durrës, arrestohet 21-vjeçari
Dozat e kanabisit që u sekuestruan

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Jetmen Xhahysa 21 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike cannabis të ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë së Durrësit:  

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 21-vjeçar që shiste doza cannabisi. 

Sekuestrohen dozat e cannabisit që iu gjetën atij, gjatë kontrollit fizik. 

Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", të DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:

J. H., 21 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike cannabis të ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese