Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkrumbohet në lëvizje automjeti në aksin Vlorë-Radhimë, shpëton mrekullisht shoferi

Shkruar nga Newsbomb
Shkrumbohet në lëvizje automjeti në aksin
Foto nga vendngjarja

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Vlorë-Radhimë, pranë zonës së Jonufrës.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer ndërsa automjeti ishte në lëvizje. Brenda pak minutash, flakët kanë përfshirë të gjithë mjetin, duke e shkrumbuar plotësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat përreth.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit, i favorizuar edhe nga temperaturat e larta.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme të konsiderueshme materiale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese