Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Mos ndërhyni në asnjë mënyrë", RENEA në ndjekje të Sadik Llanit, Policia nxjerr FOTON: Bëni KUJDES, është i armatosur! Në telefononi sapo ta shikoni, 10.000 euro shpërblim

Shkruar nga Newsbomb
"Mos ndërhyni në asnjë mënyrë", RENEA në
Sadik Llani dhe vendi i ngjarjes ne Kamez/Paskuqan

Sadik Llani, personi që është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i shtetasit Ardian Baloshit në Kamëz, nuk është mundur ende të lokalizohet nga Forcat Speciale RENEA dhe Policia e Shtetit ka dalë me një apel për kujdes për të gjithë qytetarët.

Teksa publikon fotografinë e tij, si rrallëherë, Policia e Shtetit bën me dije se shtetasi Sadik Llani, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, nëse konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

Për lokalizimin dhe kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.

Gjithashtu, autoritetet kanë vënë në dispozicion një shpërblim prej 10.000 eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, duke garantuar  ruajtjen e plotë të konfidencialitetit për çdo informacion të dhënë nga qytetarët.

Nisur nga rrezikshmëria e lartë e autorit të dyshuar për vrasjen e shtetasit Ardian Baloshi, 27 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon ndaj qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese