Apeli i GJKKO-së këtë të hënë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë dhe daljen nga qelia e paraburgimit.
Mësohet se gjatë seancës, Beqaj i kërkoi trupit gjykues që t’i mundësohej komunikimi me avokatin e tij pranë kafazit të sigurisë.
Mësohet se Apeli i Gjykatës së Posaçme ka në fuqi masën “arrest me burg” për Ilir Beqjan, i cili akuzohet në dosjen “SASPAC” dhe “Sterilizimi”.
Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024, pasi prej disa kohësh ishte në hetim pasi akuzohet koncesionin e sterilizimit dhe shpërdorimin e fondeve gjatë kohës që drejton te Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.
Beqaj u burgos me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.
Ilir Beqaj u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” para një hetuesi apo oficeri të Policisë Gjyqësore një herë në javë, çdo të premte në orën 15.30. Gjithashtu, Ilir Beqajt iu komunikua dhe masa e dytë “Ndalim i daljes jashtë vendit”.
Në Gusht të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme arrestoi ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim, lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë euro 8 vjet më parë.
