Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme pasi disa të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Velipojën.
Raportohet se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pas një konflikti banal mes disa të rinjve.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 13:35, në Velipojë ku shtetasit A. R. dhe K. G. për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta.
Dy të rinjtë kanë marrë plagë dhe janë nisur menjëherë për në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor. Ndërsa bëhet me dije se ta ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 13:35, në Velipojë, dyshohet se shtetasit A. R. dhe K. G. janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar të 2 këta shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër” bën me dije Policia.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë ta rastit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:35, në Velipojë, dyshohet se shtetasit A. R. dhe K. G. janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar të 2 këta shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
