Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, publikohet FOTO e 39-vjeçarit Sadik Llani! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Shkruar nga Newsbomb
Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, publikohet FOTO e
Forcat RENEA në Paskuqan dhe autori Sadik Llanaj

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në rrugën “Dervish Luzha”, në zonën e Paskuqanit në Kamëz, ku viktimë ka mbetur i riu Ardian Baloshi.

Në media është publikuar fotoja e 39-vjeçarit Sadik Llani i cili pas një konfliktit për motive të dobëta, qëlloi nga makina e tij me armë zjarri 27-vjeçarin Ardian Baloshi. Ky i fundit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, por ka humbur jetën rrugës.

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, publikohet FOTO e
Autori Sadik Llanaj

Policia bën me dije se në terren janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e 39-vjeçarit Sadik Llani.

Po ashtu dejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka urdhëruar menjëherë Forcat Speciale RENEA që të dalin nga reparti dhe të nisen me urgjencë drejt Kamzës, në mbështetje të shërbimeve të Komisariatit Nr.5, për lokalizimin dhe prangosjen e Sadik Llani.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese