Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026, mbi 19 mijë aplikime në dy javët e para

Shkruar nga Newsbomb
Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026, mbi 19
 

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon procesin e aplikimeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026. Vetëm dy javë nga çelja e thirrjes, në portalin e-Albania janë regjistruar mbi 19 mijë aplikime nga fermerë në të gjithë vendin.

Skema Kombëtare 2026 përfshin 9 masa të mbështetjes direkte dhe 3 masa investimi, duke synuar rritjen e mbështetjes financiare për fermerët, zgjerimin e përfituesve dhe nxitjen e investimeve në sektorin bujqësor dhe blegtoral.

Masat e mbështetjes direkte janë:

1. Tufa bazë e matrikulluar e gjedhit;

2. Tufa bazë e matrikulluar e të imtave;

3. Bletaria;

4. Dosa dhe paradosa;

5.  Kontrolli biologjik në serra;

6. Fermat organike;

7. Certifikimi GlobalG.A.P.;

8.  Mbështetja për sipërfaqet e mbjella;

9.  Ripopullimi në akuakulturë përmes blerjes së rasateve të peshkut.

 

Masat e investimeve janë:

1. Mbështetja për fermerët e rinj për zhvillimin e fermave bujqësore dhe blegtorale, në masën 70% të vlerës së faturave tatimore, deri në 1 milion lekë për subjekt.

2. Ndërtimi dhe rikonstruksioni i staneve, me mbështetje deri në 70% të vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 3 milionë lekë për subjekt.

3. Pajisje, makineri dhe mjete bujqësore për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermë, me mbështetje deri në 50% të vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 500 mijë lekë dhe jo më pak se 50 mijë lekë për subjekt.

Këtë vit janë rishikuar kriteret në disa masa dhe janë ulur pragjet përfituese në sektorë të caktuar. Për tufën bazë të matrikulluar të gjedhit, mbështetja tashmë nis nga fermat me 5 krerë, ndërsa vlera e financimit është rritur nga 10 mijë në 12 mijë lekë për krerë. Për tufën bazë të të imtave, mbështetja nis nga 50 krerë dhe është 1 500 lekë për krerë. Në sektorin e bletarisë, mbështetja fillon nga 25 koshere dhe është 2 000 lekë për zgjua. Gjithashtu, masa për kontrollin biologjik në serra mbulon deri në 70% të kostos së realizuar. Ndërkohë, për herë të parë në Skemën Kombëtare është përfshirë edhe mbështetja për dosat dhe paradosat e matrikulluara.

Aplikimet për masat e mbështetjes direkte kryhen online përmes portalit e-Albania, ndërsa për masat e investimeve dorëzohen me dosje fizike pranë zyrave qëndrore të AZHBR-së.

Për asistencë gjatë procesit të aplikimit, fermerët mund të drejtohen pranë Agropikave, Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor ose të telefonojnë në numrin e gjelbër 0800 83 83.

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 26 qershor 2026.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese