Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lajme të mira nga Trauma! Përmirësohet gjendja shëndetësore e policit të plagosur, Edison Adri shtrohet në pavion

Shkruar nga Newsbomb
Lajme të mira nga Trauma! Përmirësohet gjendja
Violand Bracellari (autori), Enea Mekolli (efektivi i vrare) dhe Edison Adri (efektivi i plagosur)

Pas 5 ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, efektivi i policisë, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit në Lozhan të Maliqit, ku fatkeqësisht humbi jetën edhe kolegu i tij, Enea Mekolli, ka dalë jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se këtë të hënë, Adri është transferuar në pavion dhe gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Në të njëjtin pavion, raportohet se ndodhet edhe autori, Violand Braçellari, i cili po ashtu është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, raportohet se Braçellari po mbahet në ambiente të veçuara në spitalin e Traumës në kryeqytet dhe nën praninë e forcave të policisë.

Gjatë aksionit të Policisë në Lozhan të Korçës, për kapjen e të shpallurit në kërkim, Violand Braçellari, u vra efektivi i policisë Enea Mekolli, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur rëndë me plumb në nofull.

Gjithashtu, edhe 43-vjeçari Braçellari mbeti i plagosur rëndë, pasi u qëllua nga policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese