Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar në Elbasan, ku ditën e djeshme u ekzekutuan disa masa “arrest me burg” të kërkuara nga SPAK.
SPAK ka caktuar gjithësej 21 masa sigurie, 18 prej tyre “Arrest me burg”, për një avokate “Arrest shtëpie” dhe “Detyrim paraqitje” për dy gazetarë, por në njoftim nuk theksohet se sa prej tyre janë ekzektuar nga ana e Policisë së Shtetit.
Nga këto masa, nga radhët e drejtësisë ka rënë ish gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit Pajtime Fetahu si dhe është kontrolluar banesa e ish-gjyqtarit Zihni Shahu. Ndërsa masa “arrest shtëpie” është vendosur për avokaten Blerina Beqiri.
Gjithashtu anëtarë të kësaj organizate kriminale janë përfshirë edhe dy gazetarët e kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno.
Hoxha dhe Qyno sipas SPAK, kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.
Masat e sigurimit janë dhënë për personat e mëposhtëm:
Marjus Lulaj (alias Suel Çela) 36 vjeç, banues në Elbasan
Mario Çela 35 vjeç, banues në Elbasan
Xhino Roka – 33 vjeç, banues në Tiranë
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja) – 37, banues në Elbasan
Sergej Hasanpapaj – 30 vjeç, banues në Elbasan
Bruno Hazizolli – 34 vjeç, banues në Elbasan
Ledio Zabeli – 33 vjeç, banues në Elbasan
Marsel Roka – 37 vjeç, banues në Tiranë
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku) – 39 vjeç, banues në Tiranë
Preke Kodra – 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe
Fuad Verzivolli– 48 vjeç, banues në Elbasan
Metin Mehjam– 27 vjeç, banues në Elbasan
Renato Hasani – 35 vjeç, banues në Elbasan
Skender Sufaj – 34 vjeç, banues në Tiranë
Artan Hoxha – 50 vjeç, banues në Tiranë
Elton Qyno – 39 vjeç, banues në Tiranë
Pajtime Fetau– 65 vjeç, banues në Elbasan
Dedan Gjoni – 48 vjeç, banues në Tiranë
Marsel Shega (alias Bujar Shega) – 51 vjeç, banues në Tiranë
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa) – 40 vjeç, banues në Tiranë
Blerina Beqiri – 39 vjeç, banues në Elbasan


