Pas më shumë se 2 orë në luftë për shuarjen e zjarrit që përpiu pasditen e sotme një pjesë të kompleksit te “Farmacia 10”, mësohet se situata është marrë nën kontroll.
Në pamjet e siguruara nga burimet shikohet momenti kur zjarrfikësit arrijnë të shuajnë flakët që shkrumbuan një pjesë të kompleksit përballë QSUT-së.
Ndërsa mësohet se në katin e 8 të ndërtesës që u përfshi nga flakët, situata vijon të jetë akoma problematike.
Pasi mbërriti në vendngjarje, kryepolici Skënder Hita bëri me dije se situata është marrë nën kontroll dhe po vijon puna për shuarjen totale të flakëve që herë pas here ndizen duke rritur ankthin te banorët.
Qindra qytetarë ndodhen në rrugë në tension nga situata larmante. Ndërsa burime për newsbomb.al bëjnë me dije se rruga e Dibrës dhe Kongresi i Manastirit janë bllokuar për shkak të gjendjes së zonës në fjalë.


