Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia jep detaje për vdekjen e drejtuesit të lartë të Gardës së Republikës: Flamur Kolmarku u gjet i mbytur në lumin Mat (NJOFTIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Policia jep detaje për vdekjen e drejtuesit të lartë të
Flamur Kolmarku

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e Flamur Kolmarkut, ish-ushtarakut të karrierës dhe drejtuesit të Gardës së Republikës, i cili u gjet pa shenja jete pas disa ditësh kërkime intensive.

Përmes një njoftimi zyrtar Policia e Matit ka bërë me dije se rreth orës 10:00 të kësaj të diele, në lumin Mat, në fshatin Zenisht, u gjet trupi i pajetë i Kolmarkut.

Sipas autoriteteve, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para hetimore tregojnë se ai mund të ketë humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë.

“Më datë 07.06.2026, rreth orës 10:00, në lumin Mat, në fshatin Zenisht, Bashkia Mat, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 56 vjeç, banues në Tiranë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Flamur Kolmarku rezultonte i zhdukur prej pasdites së të enjtes, ndërsa familjarët kishin ngritur alarmin dhe kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Për ditë me radhë, kërkimet u përqendruan në disa zona të vendit, bazuar edhe në informacionet e fundit mbi lëvizjet e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese