Foto nga aksidenti
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e njohur si “Kthesa e Liqenit”.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur “kokë më kokë”. Mësohet se njëri prej mjeteve ishte i zbukuruar me zbukurime dasme.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të lënduar tre persona, njëri prej drejtuesve të mjeteve dhe dy pasagjerë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Sondazh
Poll
