Një “GoFundme” është çelur për familjarët e Enea Mekollit, policit që mbeti i vrarë para dy ditësh gjatë një aksioni në Lozhanë të Maliqit. 34-vjeçari, prej disa vitesh ishte bërë pjesë e uniformave blu, ndërsa mëngjesi i së enjtes i mori jetën pas një sulmi me armë nga një person me rrezishmëri të lartë.
I ndjeri ka lënë pas një djalë të vogël vetëm 8 muajsh, ndërsa familjarët e tij ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike. Ndaj për këtë të afërmit, kanë hapur një llogari në “GoFundme” për t’iu gjetur sadopak afër familjes në këto ditë të vështira të humbjes së njeriut të tyre të zemrës.
“Të afërmit e Enea Mekollit, Dëshmor i Atdheut, i mbetur i vrarë para dy ditësh në një operacion në Maliq kanë çelur një fushatë në GoFundMe, ku kanë kërkuar ndihmë financiare për familjen Mekolli për shkak të kushteve që ata gjenden.
Enea Mekolli la pas një fëmijë 8 muajsh, bashkëshorten, nënën dhe babain e tij ndërsa më parë vëllai i tij, polic, ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme.
Të afërmit kërkojnë ndihmë nëpërmjet shqiptarëve anë e mbanë kufijve, për tu gjendur afër sadopak në këto ditë të vështirë familjes së policit të rënë në krye të detyrës, Enea Mekolli”, shkruhet në njoftimin e “GoFundMe”.
LINKU I GOFUNDME: NDIHMONI FAMILJEN E ENEAS
