Vrasja e një 65-vjeçari në Selanik, 13 vite më parë, në 2013-ën është duke u rikthyer sërish në qendër të vëmendjes teksa një tjetër i pandehur, që është një 47-vjeçar shqiptar do të dërgohet në gjyq për pjesëmarrje në grabitjen e cila rezultoi në vdekjen e viktimës.
Sipas mediave greke, shqiptari ishte identifikuar prej autoriteteve si një prej autorëve të dyshuar të rastit. Ai u gjet dhe arrestua në Serbi dhe më pas u ekstradua në Greqi. Me urdhë të këshillit gjyqësor kompetent, tashmë ai ka dalë para një gjykate të përzierë me juri ku doo të përballet me akuzat për vrasje dhe grabitje në bashkëpunim.
Rasti ka të bëjë me një incident që ndodhi më 27 shkurt 2013 në një pallat në Tumba të Selanikut. Sipas dosjes, individët e përfshirë mblodhën fillimisht informacione rreth të ardhurave financiare të 65-vjeçarit si edhe monitoruan lëvizjet e tij për ditë të tëra para se të vazhdonin me planin e tyre.
Më pas në ditën e grabitjes ata e çuan të moshuarin në bodrumin e ndërtesës, ku e lidhën dhe i mbyllën gojën, duke bërë kështu që ai të vdiste nga asfiksia. Lëvizja e tyre e radhës ishte t’i merrnin atij sendet me vlerë dhe çelësin e banesës, dhe më pas u ngjitën në apartamentin ku ndodhej vetëm gruaja e tij dhe vodhën një shumë parash.
Vendimet përfundimtare janë dhënë tashmë kundër katër individëve në të njëjtën çështje. Midis tyre ishin ndihmësja shtëpiake e 65-vjeçares, bashkëshorti i saj dhe dy të tjerë. Sipas aktakuzës, punëtorja dyshohet se e ka informuar bashkëshortin e saj për gjendjen financiare të viktimës, ndërsa ai dyshohet se ka organizuar grabitjen.
Ajo mori dënimin prej 11 vitesh e 6 muajsh burg, kurse tre të dënuarit e tjerë morën dënime me burgim të përjetshëm.
