Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm me tritol në Rrilë të Lezhës, shërbimet e Policisë në shtëpinë që u hodh në erë

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim i fuqishëm me tritol në Rrilë të Lezhës,
Foto ilustruese

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës. Raportohet se në orën 03:00 të mëngjesit, një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer në shtëpinë e shtetasit Mirash Mirashi.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse është vendosur pranë banesës dhe si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pronë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit, si dhe për të identifikuar autorët.

Në momentin e shpërthimit çifti i bashkëshortëve kanë qenë brenda shtëpisë, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Shtëpia dykatëshe është në pronësi të shtetasit Mirash Mirashi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese