Është ekstraduar nga italia Sajmir Kolaveri pasi qe shpalllur në kërkim nga GJKKO, i akuzuari nga drejtësia shqiptrare si ndihmës në vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020.
Kolaveri dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë për vrasjen e 22-vjeçarit, dhe më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës, në fshatin Shpërdhet, Mamurras.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar Kolaverit masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal'' dhe ''Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal''.
Pas zbardhjes që i bëri SPAK ngjarjes, ranë në pranga 3 persona, dhe u shpall në kërkim porositësi. Në pranga kanë rënë Sabah Nuzi, vrasësi i cili është paguar nga porositësi Aurel Hoxha 50 mijë euro për eliminimin e 22-vjeçarit, Samet Loka dhe Sajmir Kolaveri, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ndërmjetësit dhe ndihmësit në vrasje.
Aurel Hoxha është i njohur ndryshe si, Aurelinjo Kalaveri, dhe urdhëroi vrasjen e Klevis Lleshit, si një formë hakmarrje ndaj vrasjes së vëllait ttë tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012 nga Arben lleshi, kushëri i Klevisit.
Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën, vëllain e Aurel Hoxhës, dhe më pas ia dogji trupin në makinë. Një vit më pas, më 30 tetor 2013, u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi.
Pasi Klevis Lleshi u vra, trupin ia zhdukën në fshatin Shërdhet të Kurbinit, kurse eshtrat iu gjjetën 2 vie e gjysmë më vonë nga banorët e zonës, kurse Arben Lleshi, në 2023-shin, po vuante dënimin kur u vra prej Sokol Mjacaj.
Njoftimi i dhënë nga policia sot:
Ekstradohet nga Italia, pjesëtari i një grupi kriminal.
Ai akuzohet nga GjKKO-ja, se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e një shtetasi, më datë 05.08.2020, për gjakmarrje, dhe për fshehjen e kufomës, në Mamurras.
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit:
-Sajmir Kolaveri., 44 vjeç.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 25.09.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal'' dhe ''Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal''.
Nga hetimet dyshohet se më datë 05.08.2020, shtetasi S. K. ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e shtetasit K. Ll., dhe më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës, në fshatin Shpërdhet, Mamurras.
