Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Me pankarata, flamuj e këngë me IA, qytetarët nisin ditën e shtatë të protestës

Shkruar nga Newsbomb
Me pankarata, flamuj e këngë me IA, qytetarët nisin ditën e
Foto nga protesta

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur edhe këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej”, në ditën e shtatë të protestës në kundërshtim të resortit në Zvërnec.

Ashtu si edhe ditët e tjera, ata kanë nisur të marshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me flamuj e pankarta në duar, e më tej pritet që të ndalen para kryeministrisë, ku ndryshe nga ditët e tjera sot kanë vendosur më shumë foni për transmetimin e zërit.

Po ashtu të rinjtë kanë krijuar edhe një këngë me inteligjencë artificiale në lidhje me protestën. Kujtojmë se kërkesat e tyre kryesore janë: dorëheqja e kryeministrit; shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë; shfuqizimi i Paketës së Maleve; anulimi i ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura; si dhe anulimi i ndryshimeve në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese