Foto nga protestuesit
Ka përfunduar grumbullimi i protestuesve në ditën e shtatë përpara godinës së Kryeministrisë.
Menjëherë pas fjalimeve të mbajtura në podium, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.
Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit kanë zgjedhur të vijojnë tubimin në formën e një marshimi, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin në disa prej akseve kryesore të Tiranës.
Me dritat e telefonave të ndezura dhe nën tingujt e këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, turma po lëviz përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Sondazh
Poll

