Teksa prej 4 ditësh vijojnë kërkimet për gjetjen e të riut Eglant Koçi i cili humbi gjurmët pasditen e 3 qershorit, bëhet me dije se është gjetur motori i tij.
Burime policore konfirmojnë për Vna.al motori i Koçit është gjetur tek nënstacioni "5 Maji" në Tiranë. Ndërsa deri më tani akoma nuk ka informacione për fatin e tij.
Video credits: Vna.al
Eglantin Koçi i datëlindjes, 17 shtator 1991, prej 4 ditësh nuk ka kontaktuar me familjen apo miq të tij.
Për herë të fundit ai është parë më zonën pranë sheshit “Wilson” në kryeqytet, duke lëvizur me një automjet me targa “CT969”.
Familjarët e tij kanë denocnuar në Komisariatin numër 2 të Tiranës zhdukjen e djalit të tyre por deri më tani vendndodhja e tij vijon të mbetet mister.
Në lidhje me këtë situatë kanë reaguar dhe njerëz të njohur të shoëbizit shqiptar, në mesin e tyre këngëtarja Rozana Radi dhe moderatorja Roza Lati.
Çdokush që mund ta ketë parë të riun ose ka ndonjë informacion rreth tij mund të kontaktojë në numrin e mëposhtëm.
