Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kokainë e armë në lokalin buzë bregdetit, bie në pranga administratori i biznesit, dyshohet se bënte "pazare" me klientët (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Kokainë e armë në lokalin buzë bregdetit, bie në pranga
Policia e Sarandës

Mëngjesin e kësaj të diele është arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe shitje të lëndëve narkotike.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi Aleksandro Hizmo 37 vjeç, banues në Sarandë.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në ambiente dhe subjekte të ndryshme të qytetit, bazuar edhe në informacione të siguruara në rrugë operative, blutë e Sarandës kapën në flagrancë administratorin e lokalit, Aleksandro Hizmon.  

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, si dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Paraprakisht thuhet se lënda narkotike dyshohet se posedohej me qëllim shitjen në lokalin që administronte i arrestuari.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Administratori”

Posedonte armë zjarri pistoletë dhe dyshohet se shiste lëndë narkotike Kokainë në lokalin që administronte, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë dhe një sasi Kokaine.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në ambiente dhe subjekte të ndryshme në qytetin e Sarandës, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë operacionit policor të koduar “Administratori”, u goditën një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Për këto veprimtari kriminale u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit në lokalin që administrohej nga ky shtetas, në lagjen nr. 4, Sarandë, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, si dhe një sasi lënde narkotike Kokainë, e cila dyshohet se posedohej me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese