Pas më shumë se 2 orë në luftë për shuarjen e zjarrit që përpiu pasditen e sotme një pjesë të kompleksit te “Farmacia 10”, mësohet se situata është marrë nën kontroll.
Ndëerkohë është bërë një reagim nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka bërë një njoftim paraprak përmes së cili është shprtehur se janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe personel në terren. Teksa ka lajmëruar se Bashkia Tiranë ka operuar me kapacitete të plota, dhe në ndihmë kanë shkuar edhe Bashkia Kamëz me dy mjete zjarrëfikëse dhe 10 efektivë, si dhe Bashkia Vorë me dy mjete dhe 10 efektivë.
Teksa fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar si pasojë e flakëve, por vetëm prej asfiksimit nga tymi.
“Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë angazhuar me katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë dhe një helikopter Cougar. UKT ka mbështetur operacionin me tre autobote uji” njofton Ministria e Mbrojtjes.


