Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga 10 mijë euro grant për investimet e reja deri te ulja e kostove! Ministri Salla prezanton SKEMËN e re për fermerët

Shkruar nga Newsbomb
Nga 10 mijë euro grant për investimet e reja deri te ulja e kostove!
Ministri Andis Salla

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp gjatë së cilës ka prezantuar një skemë të re mbështetëse për fermerët, ku edhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe sektorit bujqësor.

Ministri tha se skema e naftës synon të ulë kostot e prodhimit për fermerët përmes pagesave të drtejtëpërdrejta, teksa aktualisht sipas tij po aplikohet sistemi i autofaturimit, ku çdo fermer do të depozitojë në tatime 10% të shumës përkatëse.

Më tej ministri ka shtuar se kjo skemë është hartuar në përputhje me standartet e Bashkimit Europian, për shkak të përgatitjeve të Shqipërisë për integrimin në BE.

“Skema e naftës është një masë konkrete për uljen e kostos së prodhimit dhe mbështetjen direkte të fermerëve,” u shpreh ai.

Salla po ashtu bëri me dije se ka ndodhur një rritje e ndjeshme e fondeve dhe subvencioneve për sektorin bujqësor. Sipas tij fermerët do të përfitojnë deri në 10 mijë euro grant, kryesisht për investimet në blegtori. Ku konkretisht do të mbështeten me: Deri në 3 milionë lekë për ndërtimin e staneve, rreth 500 mijë lekë për pajisje dhe makineri bujqësore si edhe subvencione të rritura për sektorin e blegtorisë.

Mbështetja për gjedhët rritet nga 10 mijë në 12 mijë lekë për krerë, për të imtat nga 1200 në 1500 lekë, ndërsa për bletarinë subvencioni dyfishohet nga 1 mijë në 2 mijë lekë për koshere. Teksa aktualisht në të gjithë vendin numërohen rreth 600 mijë koshere, dhe në objektiv është arrtija e 1 milionë deri në vitin 2027.

Nga kjo skemë përfitojnë fermat që plotësojnë kriteret minimale, si 5 lopë, 50 krerë të imta, 25 koshere. Sa i përket bujqësisë do të ketë mbështetje edhe për kontrollin biologjik të dëmtuesve në sera, me një financim deri në 70% të kostos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese