Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndalohet autori i dyshuar i zjarrit në Shëngjin, operacioni vijon me helikopter nga qielli dhe mjete nga toka

Shkruar nga Newsbomb
Ndalohet autori i dyshuar i zjarrit në Shëngjin, operacioni vijon me
Operacioni për shuarjen e zjarrit ne Shengjin

Operacioni për shuarjen e zjarrit që ka nisur prej mbrëmjes së djeshme në Shëngjin, në territorin e Bashkisë Lezhë, vijon edhe këtë të shtunë, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë gjithë natës është punuar pa ndërprerje për izolimin e flakëve, me angazhimin e 7 mjeteve zjarrfikëse nga MZSH Lezhë, Vau i Dejës, Shkodër, Mirditë dhe Porti Shëngjin.

Në operacion janë përfshirë gjithashtu efektivë dhe autobotë uji të Forcave të Armatosura, punonjës të Shërbimit Pyjor, të Shërbimeve Publike të Bashkisë Lezhë dhe të Emergjencave Civile të Bashkisë Lezhë.

Operacioni po mbështetet edhe nga ndërhyrja ajrore me helikopterin e Forcave të Armatosura. Falë koordinimit të të gjitha strukturave, intensiteti i zjarrit është ulur ndjeshëm dhe puna vijon për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive.

Autori i dyshuar i zjarrvënies është identifikuar dhe është vënë përpara përgjegjësisë ligjore nga autoritetet kompetente.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjësi maksimale, të respektojnë masat për parandalimin e zjarreve dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri apo rast të dyshimtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese