Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mesazh për protestuesit? Koçeku poston FOTOT me zyrtarët e lartë europianë: Këtu kauzat e drejta kanë gjetur gjithmonë vëmendje dhe mbështetje

Shkruar nga Newsbomb
Mesazh për protestuesit? Koçeku poston FOTOT me zyrtarët e
Deputetja Marjana Koçeku

Deputetja Marjana Koçeku, e cila pak kohë më parë njoftoi largimin nga Partia Socialiste, ka ndarë pamje nga vizita e saj në Parlamentin Europian.

Teksa ka publikuar disa foto, ku shfaqet në krah të disa eurodeputetëve, Koçeku shkruan se këto ditë kanë qenë plot shpresë, duke iu referuar protestave që po zhvillohen prej më shumë se një muaji në vend.

Po ashtu, në postimin e saj në Facebook, deputetja shkruan se Europa është një strehë e sigurt për vendin tonë dhe se kauzat e drejta kanë gjetur gjithmonë vëmendje dhe mbështetje.

Kanë qenë ditë plot shpresë. Europa asht nji strehë e sigurtë për vendin tonë, jo vetëm si orientimi ynë ma i natyrshëm që prej rrëzimit të sistemit komunist, por edhe si vendi ku kauzat e drejta kanë gjetë gjithmonë vëmendje dhe mbështetje”, shkruan Koçeku.

Kujtojmë se Koçeku, pas largimit si deputete e Partisë Socialiste, ka shprehur mbështetje për protestat e zhvilluara gjatë muajit të fundit në Tiranë kundër qeverisë Rama, ku ka marrë pjesë edhe vetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese