Është mbyllur edhe protesta e kësaj të mërkure, teksa qytetarët përfunduan marshimin në rrugët e Tiranës dhe u rikthyen në Sheshin Skënderbej, ku e përmbyllën tubimin me këngë dhe valle.
Gjatë marshimit, protestuesit u ulën këmbëkryq për disa minuta në rrugën përballë Bankës së Shqipërisë, një veprim simbolik që e kanë ndërmarrë edhe në protestat e mëparshme për të përcjellë mesazhin e tyre.
Me flamuj dhe simbole kombëtare, si edhe me thirrje kundër politikës, ata i dhanë fund protestës së 18-të radhazi e organizuar në kundërshtim të investimit në Zvërnec.
Qytetarët kanë protestuar për 18 ditë me radhë, ku tubimet nisin me fjalime para Kryeministrisë dhe më pas vijojnë me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës.
