Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dashamir Shehi mbështet të rinjtë: Unë kam dalë përnatë aty në protestë bashkë me ata fëmijët e mi, u bënë vite që nuk shoh gjë më të bukur sesa kjo

Shkruar nga Newsbomb
Dashamir Shehi mbështet të rinjtë: Unë kam dalë
Dashamir Shehi

Dashamir Shehi, i ftuar në A2CNN, ka deklaruar se protesta qytetare ka krijuar “çetën e vet” dhe u ka marrë popullin partive, duke trembur si Ramën ashtu edhe Berishën. Ai theksoi se njerëzit po mblidhen pa struktura partiake, në mënyrë spontane dhe masive.

Ai e përshkroi protestën si masive, simpatike, pa dhunë, ku njerëzit dalin me gruan, fëmijët, duke krijuar një atmosferë pothuajse festive. Sipas tij, kjo lëvizje ka marrë “çetën e vet”, popullin që deri më sot nuk ishte i përfaqësuar, duke i trembur dy figurat kryesore të politikës, Ramën dhe Berishën.

"Sot kanë shpresë, shpresën e kanë sjellë të rinjtë. Ky është një lloj lumi, do marrë ca gjëra përpara. Lumenjtë, kur dalin në një shtrat të ri, e bëjnë edhe ndonjë dëm, prishin ndonjë shtëpi, marrin ndonjë gjë përpara. Por s’është hall i madh kjo punë, kjo rregullohet. Puna është që këto përrenj që janë, se mund të ketë shumë aty, të bëhen lumë dhe të marrin para mënyrën se si është qeverisur Shqipëria këto vite, me grupe, me klane, me biznese të përbashkëta shpeshherë. A jemi të gjithë të pakënaqur nga kjo qeverisje, nga kjo situatë ekonomike, nga këto institucione shtetërore? Atëherë duhet ta mbështesim gjithë këtë protestë.

Nuk i pëlqen këtij populli kryetari i opizitës, nuk i pëlqen? S’është hall i madh, punë e madhe fort. Kur të vijnë votimet pastaj, tregohet gjithsecili. Por unë sot për sot mendoj, edhe kam dalë atje për natë bashkë me ato fëmijët e mi, sepse u bënë vite që nuk shoh gjë më të mirë sesa kjo. Kam dalë edhe te opozita, te kjo frymë. Kam dalë, unë e di, kam dalë gjithë jetën në protestë, kam ndejtur. Besoj s’ka ndonjë më të vjetër se unë për këtë punë.

Këtë herë shoh një lloj entuziazmi dhe kam frikë mos humbet edhe kjo punë. Duhet të dalin me një fitore nga kjo punë. Ta thashë, sepse shpeshherë në politikë, sido që të ndodhi, e kanë mbërritur diçka, kanë thyer, e kanë ndërkombëtarizuar problemin. Ja, diçka erdhi nga Europa, besoj që do merren edhe më shumë me Shqipërinë, sepse duke parë që protestohet këtu, protestohet në Berlin, protestohet në Mynih, në të gjithë botën, nuk e ka ngritur njeri këtë frymë deri më sot. Deri më sot e ka ngritur kështu militantë partie, kur erdhën fushatat. Atje Rama i bënte më të mëdha, pse i kishte paratë e shtetit; opozita i bënte më të vogla, se kishte thjesht paratë e xhepit.

Por që të dalin vullnetarë atje, rinia me flamuj për Shqipërinë, për Europën, nuk është bërë. Se atje bëhej për vota ajo. Dhe këto kanë menduar, sidomos Rama, që diasporën e kemi me vete, e rrotullojmë, e kemi një rezervë votash. Tani e ka kuptuar që ajo diasporë ka për ta pasur kundërshtarin kryesor kur të vijnë zgjedhjet e tjera. Pse u rrit ajo rini atje? Janë bërë më të ndërgjegjshëm, janë edhe më të pavarur ekonomikisht. I rrej një herë, dy herë, por nuk mund t’i rreshato më."- tha Dashamir Shehi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese