Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Syrit të Kaltër, në Bashkinë Finiq.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona po udhëtonin me motor, kur kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë në një humnerë rreth 15 metra të thellë në anë të rrugës.
Fatmirësisht, të dy kanë arritur të mbijetojnë, pavarësisht rrezikut të madh. Në operacionin e shpëtimit u angazhuan forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe ekipet e Urgjencës Mjekësore.
Pas nxjerrjes nga terreni i vështirë ku kishin rënë, të dy ata u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe po i nënshtrohen kontrolleve të mëtejshme.
